Skip to content
Të Gjitha

Vodhën 1.5 mln lekë dhe telefonat e të zotëve të banesës në Dimal, çfarë po ndodh me “skifterët”

· 2 min lexim

Gjatë natës që kaloi në fshatin Goriçan, Dimal është vjedhur një banesë.

Persona ende të paidentifikuar kanë siguruar një kopje të çelsit të banesës së shtetasit P.XH., 64-vjeç, duke hyrë në banesë dhe kanë marrë një shumë afro rreth 150 000 lekë të reja, telefonat e banorëve që jetonin aty dhe më pas kanë mundur të largohen.  Ndërkohë që kontrollet në terren kanë vazhduar me qëllim zbardhjen e ngjarjes  dhe identifikimin e autorëve për vënien e tyre në pranga. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.