Skip to content
Uncategorized

Vllaznia bën goditjen e madhe në merkato, firmos për dy vite me Liridon Latifin

· 2 min lexim

Vllaznia e ka nisur fuqishëm merkaton verore dhe këtë e tregon edhe emri me të cilin kanë firmosur. Liridon Latifi do të jetë futbollisti i shkodranëve për vitin e ardhshëm, teksa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar. Mes klubit dhe lojtarit është firmosur një kontratë dy vjeçare.

“ZYRTARE/ LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.

Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, shkruan klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare.

Sulmuesi i talentuar mbylli përvojën e tij me Sheriff Tiraspol për t”u rikthyer sërish në kampionatin shqiptar pas 4 vitesh. Ai ka luajtur me Skënderbeun për dy sezone për të arritur rekorde historike me klubin duke kaluar në fazën e grupeve ne Europa League. Edhe te Vllaznia ai do e nisë garën duke luajtur në Europa League.

Kujtojmë që Vllaznia luftoi deri në fund për titullin kampion në sezonin që lamë pas, duke u renditur e dyta pas Teutës edhe pse me pikë të barabarta. Tashmë shkodranët duket se i kanë të qarta synimet për të fituar trofe.