Skip to content
Politikë

Vjen sot në Shqipëri presidenti Erdogan, ja axhenda zyrtare e takimeve

· 2 min lexim

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ditën e sotme vjen në Shqipëri presidenti i Turqisë  Erodgan .

Bëhet me dije se Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09.25, ndërkohë që më pas  nga Rinasi, ai do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor.

Kujtojmë që  Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

Fundi i axhendës së vizitës së Erdogan është mbajta e fjalës përshëndetëse në Kuvendi, në orën 17 00, teksa parashikohet që rreth orës 18:30 të niset për në Turqi.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit