Skip to content
Kryesore

Vitaminat po na kthehen në helm, në treg shiten luleshtrydhe me pesticide

· 1 min lexim

Një tjetër skandal ka shpërthyer në Shqipëri lidhur me produktet ushqimore të importuara, këtë herë me luleshtrydhet e kontaminuara me pesticide të rrezikshme.

Sipas raporteve, një ngarkesë luleshtrydhesh nga Greqia, importuar nga “Geri shpk”, u gjet me pesticidin Hexythiazox, një substancë e njohur për rrezikshmërinë e saj ndaj shëndetit të njeriut.

Pas analizave të kryera nga ISUV, u konfirmua praninë e këtij pesticidi, dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërmori një operacion për të tërhequr nga tregu këto produkte.

Megjithatë, për shkak të shpërndarjes së ngarkesës, ato ishin tashmë të konsumuar nga qytetarët, duke e bërë të pamundur ndërprerjen e shitjes.

Ky incident është një vazhdim i një serie skandalesh të ngjashme, të cilat kanë përfshirë produkte të kontaminuara, si mishi i pulës me salmonelë dhe mandarinat e mbushura me pesticide.

Për këtë situatë, mungesa e një reagimi të duhur nga institucionet shtetërore ka shtuar shqetësimin publik për sigurinë ushqimore në vend.

Ministria e Bujqësisë ka preferuar të heshtë, duke u fokusuar në angazhimet elektorale, ndërsa AKU ka dështuar të ushtrojë kontrollin e nevojshëm mbi tregun.