Skip to content
Të Gjitha

Viktima e dytë nga koronavirusi, 66-vjeçari nga Lushnja u infektua nga baxhanaku dhe bëri kërdinë te Sanatoriumi

· 1 min lexim

Në Shqipëri ditën e sotme u shënua viktima e dytë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 66-vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë në spitalin Infektiv.

Mësohet se ai u infektua nga baxhanaku i tij në kohën kur ishte i shtruar te Sanatoriumi.

Më pas 66-vjeçari infektoi edhe 12 persona të tjerë, në mesin e të cilëve, 4 mjekë, një radiograf, 3 infermierë dhe 4 pacientë.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 55 të prekur dhe 2 viktima.

Harta e koronavirusit shtrihet në Durrës, Tiranë, Elbasan, Rrogozhinë, Lushnje e Fier.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke kufizuar qarkullimin e makinave dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Gjithashtu për të kthyerit nga Italia që nuk vetëkarantinohen ka nisur aplikimi i gjobës prej 700 mijë lekësh të reja.

Për të mbikëqyrur zbatimin e urdhërave të kryeministrit në terren kanë zbritur ushtria dhe policia, të cilat kanë ngritur dhjetëra pika kontrolli.