Skip to content
Sociale

Vijon protesta e fermerëve të Lushnjës, ja 6 kërkesat (Video)

· 2 min lexim

Pasi i kanë dërguar një peticion me gjashtë pika të bëra publike qeverisë shqiptare, fermerët e Myzeqesë janë mbledhur sërisht për të protestuar.

 

Fillimisht fermerët e Myzeqesë janë grumbulluar në  rrethrrotullimin e Plasmasit , ndërsa më vonë kanë vijuar marshimin drejt qendrës së qytetit të Lushnjes. Në fund kanë përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.

 

Kërkësat e fermerëve janë gjashtë dhe kanë në fokus të tyre subvencionimin direkt të fermerit, barazimin e TVSH për shitje dhe blerje, pezullimin e TVSH për plehrat kimike dhe inputet bujqësore, ekzistencën e laboratorëve për analizat e tokës dhe të perimeve, garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit dhe  3 leke për kg t’u jepet eksportuesve ne dogane.

Femerët paralajmërojnë se do të ketë protesta në vijim nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

KËRKESAT E FERMERËVE TË MYZEQESË:

  1. Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.
  2. Barazim i tvsh ne shitje dhe blerje
  3. Pezullim i tvsh për plehrat kimike dhe inpute bujqësore me masën 10%
  4. Laboratore analizash për tokat dhe perimet
  5. Garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit
  6. 3 leke për kg t’u jepet eksportuesve ne dogane.

E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit Lushnje si dhe forcat shqiponja dhe FNSH të ardhura nga drejtoria e policisë qarkut Fier