Vijon prej dy ditësh zjarri në Shëngjin, digjen 5 hektarë pyje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga dita e djeshme, zjarri i rënë në malin e Shëngjinit, vijon të jetë ende aktiv. Mësohet se nga rënia e këtij zjarri janë djegur më shumë se 5 hektarë pyje me pisha e shkurre.

Ditën e sotme zjarri ka arritur deri në afërsi të portit, duke rrezikuar banesat e disa biznese që janë në afërsi të malit.

Forcat e zjarrfikëses janë shtuar edhe më shumë në numër për të mos lejuar që flakët të afrohen, por ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Shpërndaje
Share.

Komento