Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vijon asgjësimi i kanabisit në Vlorë, 7 në pranga dhe 3 në kërkim

11:10 17/10/2019
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Vlorës ka vijuar me aksionet anti-kanabis në Vlorë.

Në pranga kanë rëndë 7  persona ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim.

Operacioni u krye pas dokumentimit të aktivitetit kriminale në Njësitë Administrative të Bashkisë së Selenicës.

Ky aksion është në vijim të evidentimit të 24 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, ku deri më tani janë arrestuar në total 8 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 4, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kallshnikovë, 1 pistoletë, 1.226.000 lekë dhe 4.850 euro, 3 automjete, 19 celularë, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi.

Ndërkohë hetimet janë duke vijuar, për të dokumentuar të plotë këtë aktivitet kriminale, ndësa po vazhdon operacioni për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Vlorë dhe FNSH Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

  1. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
  2. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
  3. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.
  4. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.
  5. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.
  6. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

  • Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbështetjen e deritanishme, duke i siguruar se është tërësisht e angazhuar në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt. Në këtë kuadër fton cilindo që të denoncojë cdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kanabisselenicevlore

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Trafiku i drogërave të forta/ Çmontohet banda e shqiptarëve, në pranga edhe koka e grupit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English