Vijojnë kërkimet për trupin e Jan Prengës, RENEA dhe FNSH zbarkojnë gjatë natës në Lezhë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle gjatë natës në qytetin e Lezhës.

Kontrollet janë kryer në kuadër të operacionit për gjetjen e trupit të Jan Prengës.

Ky i fundit u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe më pas u vra, por trupi i tij nuk është gjetur ende.

Disa ditë pas pengmarrjes, forcat RENEA zbarkuan në kompleksin “Golden” në Shijak në pronësi të Emiljano dhe Altin Hajrit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar edhe momentin kur nga makinë nxirret trupi i pajetë i Prengës.

Deri më tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me këtë ngjarje, Elton dhe Leonard Hajri, babi i Altin Hajrit, Bajram Hajri dhe kopshtari i kompleksit, Festim Bexhdili.

Kopshtari dyshohet se ka djegur rrobat e viktimës dhe është personi që di me siguri se ku ndodhet trupi i Prengës.

Një nga të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Prengës është Gramoz Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në një burg në Ekuador.

Ndërkohë policia në vijim të operacionit, ka arrestuar Gentian Doçin dhe Ardian Doçin nga Shkodra.

Pjesë e trafikut të kokainës dyshohet se janë edhe shkodranët, M.Bajri dhe K.G, ndërsa ka edhe persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende.

Dy ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi Ardian Doçit një banesë dy katëshe në lagjëen “Bleran” në Shkodër, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.

Kjo ka detyruar Ardian Doçin të kthehet në atdhe, ku i janë vënë menjëherë prangat.

Prokuroria ndërkohë i ka nisur një letër autoriteve angleze, ku kërkon ndalimin e Astrit Prengës, korrierit të 238 kg kokainë, të destinuara për 3 grupe kriminale nga Shijaku, Vlora dhe Shkodra.

Shpërndaje
Share.

Komento