Skip to content
Të Gjitha

Vidhet gjatë natës zyra e Drejtorisë së Transportit Rrugor, autorët thyejnë derën dhe marrin kasafortën

· 1 min lexim

Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar janë grabitur gjatë natës.

Ngjarja është raportuar sot në mëngjes nga pastruesja e Drejtorisë se Patentave, e cila ka lajmëruar eprorët e saj.

Dyshohet se dy persona kanë thyer derën e arkës dhe kanë vjedhur dy kasafortat.

Deri më tani një prej kasafortave është gjetur bosh ndërsa tjetrën e kanë marë.

Ende nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.