Video/ Vokshi iu jep para protestuesve, Balla: Paske paguar përsëri sot Lulzim?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protesta e sotme e opozitës ka sjellë debatet e saj dhe bashkë me to edhe disa video pikante, ku një prej tyre e ka postuar, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Balla ka shpërndarë një sekuencë ku ish-deputetja, Albana Vokshi iu ka dhënë para disa protestuesve.

Kaq ka mjaftuar që Balla të nis me thumbime, ku i adresohet fillimisht, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke e pyetur se ka paguar përsëri lekë sot që të vinin protestuesit.

STATUSI I PLOTË
Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.
Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???

Shpërndaje
Share.

Komento