Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 Universitet Publike paralajmërim: Merrini me seriozitet kërkesat, do të rifillojnë protestat

19:22 28/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ashtu siç edhe ka dalë një deklaratë para disa ditësh protestat e studentëve janë shumë afër.

Ditën e sotme një deklaratë e rëndësishme është bërë publike, ku Këshillat Studentorë të pesë Universiteteve shtetërorë kanë shprehur indinjatën e tyre për mosplotësimin e kushteve të premtuara.

Këshillat Studentorë të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universitetit të Korçës “Fan Noli”, Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Universitetit të Mjekësisë, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe atij Bujqësor janë shprehur se do të rifillojnë përsëri protestat nëse gjithçka nuk bëhet ashtu siç u tha.

Për më tepër ata kanë kërkuar takim të drejtpërdrejt me Ministren e Arsimit, Besa Shahini, për të folur nga afër rreth asaj që është duke u bërë për të arritur marrëveshjen e premtuar.

Gjithashtu një paralajmërim që duhet të merret parasysh nga instancat kryesore është thirrja e një takimi mbarëkombëtar për të diskutuar rreth problematikave dhe situatës në të cilën ndodhen aktualisht Universitet Publike në vend.

Letra e plotë:

Ne përfaqësuesit e Këshillave Studentorë të Universiteteve: Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, duke e parë situatën në të cilën ndodhet arsimi në vend dhe duke marrë në shqyrtim Paktin për Universitetin, të prezantuar nga Qeveria, vërejmë:

Pika 1. Përgjysmimi i tarifave të Studentëve duhej bërë në janar të 2019. Kjo pikë është plotësuar pjesërisht, për shkak se tarifat janë ulur vetëm për ciklin Bachelor, e jo për Master, siç kanë kërkuar edhe studentët.

Pika 2. Ëeb faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve, nuk janë krijuar ende, edhe pse sipas Paktit, duheshin bërë në janar 2019.

Pika 3. Pesha e votës së studentëve duhej bërë në janar 2019, por deri tani, edhe pse jemi në mars, nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë gjë.

Shkarkimi i Anëtarëve të Bordit të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme, pasi ende në disa universitete, ata nuk janë shkarkuar. Gjithashtu, qeveria ka deformuar kërkesën e studentëve, pasi ne kemi kërkuar përfaqësues të studentëve në Bordin e Administrimit dhe jo persona të tretë.

Sa i përket Kartës së Studentit, ende nuk është bërë asnjë hap dhe pritshmëritë janë që ende të mos kemi përparim në këtë pikë.

Qeveria ka punuar me Paktin, por mbi 90 për qind e kërkesave ose nuk janë plotësuar, ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Ne rikonfirmojmë një ndër kërkesat kryesore:

Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Marrjen me seriozitet të të gjitha kërkesave tona.

Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kauzës sonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa i përket këtyre pikave, por edhe pikave të tjera.

Ne do të kërkojmë takim urgjent me ministren e Arsimit zonjën Besa Shahini.

Shumë shpejt do të thërrasim edhe një takim mbarëkombëtar për të diskutuar për situatën në Universitetet Publike.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 5 universitetekeshillat studentoreprotestestudentet

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 23 protestues, qytetarët mblidhen për mbështetje

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English