Skip to content
Bota

VIDEO/ Turqia në garë të ‘ethshme’ armatimi. Ngre në qiell vrasësin ‘Akinci’

· 2 min lexim

Turqia nga një blerëse dhe konsumatore e madhe materialesh ushtarake, duket se ka ndryshuar mendje, dhe tani po kthehet ngadalë në një prodhuese dhe eksportuese armatimi.

Përveç armëve standarde konvencionale, shteti i Erdoganit tani është fokusuar edhe tek armatimi i teknologjisë së lartë, atij të dronëve dhe armatimeve rrobotike.

Kompania turke Baykar, e cila është e specializuar në teknologjinë e dronëve, ka kryer ditën e djeshme një provë të ngritjes autonome të drorit sulmues “Akinci”, që është pjesë e planeve të Turqisë, për të rritur industrinë ushtarake.

Sipas mediave të huaj, kompania turke ka njoftuar në llogarinë e saj në “Twitter” se, avioni ka përfunduar provën e parë me sukses.

“Avioni Akinci ka përfunduar një tjetër provë të sistemeve të saj. Aeroplani u ngrit nga Corlu dhe për herë të parë në këtë provë dhe arriti të ulej plotësisht i pavarur dhe të ngrihej nga një zonë e largët pa një stacion kontrolli tokësor”,- thuhet në deklarat.

Gjithashtu, kompania  ka postuar një video përmes kanalit të saj në “YouTube”, të përfundimit të testit dhe operacioneve të suksesshme teknike, të kërkuara për ulje dhe ngritje të pavarur të dronit.

Kujtojmë se kohët e fundit Turqia i ka shitur teknologji armatimi të tipit dron, disa shteteve, ku tregu më i gjerë ndofta edhe eksperimental ka qenë Azerbajxhani i përfshirë në konflikt me Armeninë.

Por Turqia po kooperon edhe me disa shtete të tjera si Kina, Irani apo Serbia, për të zhvilluar edhe më tej sidomos teknologjitë e reja luftarake me dronë, duke shitur apo dhuruar modele të sajat të fjalës së fundit.

Video e plotë:

Turkey's New Akinci Drone Is Impressive, But It's No Substitute For Modern Fighter Jets

12 Motors From AKINCI TİHA were supplied from Ukraine | RayHaber | RaillyNews

Azerbaijan Military May Soon Get Famed Turkish-Made Drones - Caspian News

Turkey tested second prototype of Akinci attack drone with a new engine

Turkish combat drone passes 20,000-feet altitude test

Numbers of BAYRAKTAR AKINCI UCAVs in the Sky Increasing | savunmahaber.com

Akıncı'ya Cumhurbaşkanı Erdoğan imzası

Bayraktar Akinci Turkey's largest attack drone - YouTube

To strengthen its military industries, Turkey passes a new test of the " Akinci" drone - Teller Report

/Burimi: Reuters/ Iconstyle.al/