Skip to content
Aktualitet

VIDEO/ Safet Gjici ‘mjeshtër’ gafash, u bëri moral për Covid, por i dha dorën sapo…

· 2 min lexim

Ai i ka qejf gafat, dhe herë pas here i rikthehet, siç bëjnë të gjithë kolegët e tij tek Partia Socialiste, rasti më i fundit përmendim Blendi Klosin dhe teorinë e tij për valët e muzikës që përhapin koronavirusin.

Në fakt, një ‘shok’ i Blendi Klosit është Safet Gjici, kryetari i Bashkisë në Kukës. Teksa ka qenë për vizitë në shtëpinë e dy të moshuarve, Gjici po u bënte moral se si të mos takonin të tjerë e mos t’u jepnin dorën në këto ditë të vështira prej pandemisë.

“Ajo që duhet të bëni është të mos takoni asnjë. Mos të ju vi turp, se ne shqiptarët e kemi se nëse nuk ja japim dorën nuk quhet. Por mirë është mos të ja jepni dorën askujt sepse do rrezikoni veten tuaj por edhe të tjerët”- u është drejtuar Safet Gjici banorëve.

Ndërkohë pas disa minutash kryetari ka dalë nga shtëpia e tyre, por njëkohësisht ka harruar edhe fjalët që ka thënë kur ishte brenda saj.

Teksa po largohej Gjici ka shkelur dhe vetë rregullat e kufizimit të pandemisë pasi i ka dhënë dorën të moshuarës për t’i thënë mirupafshim. Siç shihet edhe në pamjet e publikuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit shihet se Gjici edhe maskën nuk e ka vendosur si duhet gjatë momentit që i është afruar të zonjës së shtëpisë.

https://streamable.com/qlgsvx

/GazetaReforma.com/