Skip to content
Kryesore

Vetëvrasja e adoleshentëve në Gjirokastër/ Karamuço: Ja pista ku po hetohet

· 1 min lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se po zhvillohet një hetim për vetëvrasjet e dy adoleshentëve në Gjirokastër.

Në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço theksoi se policia po shqyrton lidhjet e mundshme me disa sekte fetare që mund të operojnë në atë zonë.

“Format e sekteve fetare që nuk e lexojnë si duhet sektet kanonike, dhe inspirokan vetëvrasjet si mënyrë zgjidhje. Prokuroria po heton, po sheh celularët. U tregova skeptik, nuk ka informacion zyrtar. Është një nga pistat, nuk themi se ndodhi kështu”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës.