Skip to content
Të Gjitha

Vetëdorëzimi i Balilit ‘në lupën’ e mediave të huaja

· 1 min lexim

Vetëdorëzimi i Klement Balilit nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, thekson se presioni i aleatëve perëndimorë e detyroi Shqipërinë që të thërriste Këshillin e Sigurisë për të shpejtuar punën arrestimin Balilit, ndërkohë që trafiku i drogës ishte përhapur edhe në territorin e vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s.

Reuters-i thekson se “Balili kishte lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti e vogël në koalicion me Socialistët në pushtet.”

Balili konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Ballkan, ndërsa rrjeti i drejtuar prej tij mësohet se vepronte dhe në disa shtete europiane, kryesish në Greqi.

“Zëri i Amerikës” raportoi se prej gati një viti policia shqiptare, përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikëqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët, duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve.

Po ashtu, një tjetër media që e ka pasqyruar lajmin ishte edhe “The Jerusalem Post”, që e etiketon Balilin si ‘lord’ droge, si dhe  Associated Press, e cila shkruan se Balili u arrestua pas një urdhër arresti nga Greqia.