Skip to content
Të Gjitha

Vetëdorëzimi i Balilit/ Ja zyrtari që e shoqëroi në Tiranë

· 1 min lexim

Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit.

Balili i cilësuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’ ndërsa ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge, u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit,.

Gjithçka u bë në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mes të tjerash, Balili ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili, ndërsa ai është shoqëruar drejt Tiranës nga Veliu.

Aktualisht Balili ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, ku i pranishëm është edhe drejtori i Policisë.

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.