Skip to content
Politikë

“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, Berisha komenton deklaratën e Ramës

· 2 min lexim

Gjatë sëancës plenarë së ditës së sotme,Sali Berisha u bdal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama për Veriu e Kosovës.  Sjellim në vëmendje që Rama ndër të tjera është shprehur “Me kalimin e viteve, veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt.

Berisha e konsideroi si deklaratë antishqiptare dhe skandaloze. Sipas tij në atë tokë mbeti viktimë efektivi Afrim Bunjaku, në mënyrë që të sundojë ligji, rendi dhe rregulli.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e “Pashiqit” shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt.

Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.  Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?  Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.  Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?  Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.
A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.
Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.  Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.  A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!”, deklaron Berisha nga foltorja e Kuvendit.