Vendimi për Dajtin/ Meta: “Të vihet në lëvizje KLGJ dhe prokuroria”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 policë dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Meta tha se mbështet thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë dhe se KLGJ dhe prokuroria duhet te vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen.

“Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”- tha Meta.

Kujtojmë se përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE, Soreca u shpreh se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.

Shpërndaje
Share.

Komento