Skip to content
Të Gjitha

Vendimi i prerë! Do mbyllen diskot dhe lounge baret me mjedise të hapura

· 1 min lexim

Qeveria ka vendosur të mos lejojë më hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre edhe në rastet kur kanë mjedise të hapura.

Pritet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të japë më shumë detaje mbi vendimin, i cili përjashton vetëm restorantet.

Edhe pse zyrtarisht nuk u miratua hapja e diskove dhe pub-eve gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë prej këtyre bizneseve duke shfrytëzuar ambientet e hapura, po zhvillojnë normalisht aktivitetin.

Situata paraqitet më problematike në zonat bregdetare të vendit.

Në të tilla ambiente është vënë re një mungesë e theksuar e respektimit të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit.