Skip to content
Rajoni

Vendi ballkanas me shifra drastike nga Covid, 1 në 2 të testuar rezultojnë pozitivë me koronavirus

· 1 min lexim

Bosnja e Hercegovina ka regjistruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit shifra drastike në lidhje me të infektuarit me koronavirus.

Mësohet se 1 në dy testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Nga rreth 3 mijë teste, 1555 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërkohë mësohet se ka patur edhe 21 viktima.

Gjithashtu shifër e lartë është edhe ajo e rasteve aktive, pasi 15.123 janë aktualisht të infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 43.151 persona, ndërkohë që 1125 prej tyre e kanë humbur betejën me COVID-19./GazetaReforma.com/