Skip to content
Të Gjitha

Vendet vakante për Kushtetuesen, botohen në Fletoren Zyrtare dy kandidaturat e votuara në Kuvend

· 1 min lexim

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash dy kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin.

Emrat e tyre janë botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Tashmë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka shkuar në 4.

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, bëri me dije se nuk do të dekretojë Arta Vorpsin.

Kreu i Shtetit emëroi në vendin e Vorpsit, Marsida Xhaferllarin.

Kjo solli edhe përplasjen mes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Presidencës.

Meta e quajti kreun e KED, Ardian Dovoranin, mafioz dhe ushtar të partisë.

Ngërçi për vendin vakant në Kushtetuese, ka detyruar Kuvendin që të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme