Skip to content
Kryesore

Vëllezërit Duka mohojnë akuzën për vrasjen e biznesmenit, deklarata në gjykatë

· 1 min lexim

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim dhe Florjan Dukën, autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Gjatë seancës së mbajtur këtë të martë, dy vëllezërit e kanë mohuar akuzën, duke deklaruar: “S’jemi ne vrasësit”.

Shkëlqim Duka, oficeri i policisë gjyqësore, dyshohet se është ai që ka kryer ekzekutimin e biznesmenit më 13 nëntor.

Konflikti mes tyre lidhet me një pronë në lagje, për të cilën biznesmeni kishte pasur mosmarrëveshje me vëllezërit Duka.

Pamjet e kamerave të sigurisë zbardhën ngjarjen, ku u pa një person, i cili qëndroi për pesë ditë rresht në shkallën e emergjencës së një hoteli, duke bërë matje me armë me dylbi drejt oborrit të biznesmenit.

Ky person u identifikua si Shkëlqim Duka. Po ashtu, më 8 nëntor, ai kishte qëlluar drejt biznesmenit, por pa mundur ta vrasë. Për të nxjerrë viktimën në oborr, vëllezërit Duka përdorën fishekzjarre të fuqishme pranë banesës së tij.