Skip to content
Të Gjitha

Vëllai i të miturës së abuzuar përplaset live me të ëmën e 20-vjeçarit: Motra ishte e zhveshur me djalin tat!

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin disa ditë më parë.

65-vjeçari, Abaz Doka abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici është në moshën 15-vjeçare.

Një përplasje “live” ka ndodhur mes vëllait të 15-vjeçares së abuzuar seksualisht, me mamanë e njërit prej djemve që e ka përdhunuar.

Të dyja familjet në fjalë janë fqinjë me njëri-tjetrin.

E ëma e 20-vjeçarit, ka mohuar akuzat në “News 24”, duke thënë se djali i saj me 15-vjeçaren kanë qenë shokë, dhe se Abazi mund ta ketë alkolizuar.

Nga ana tjetër vëllai i të miturës ia ka “përplasur në fytyrë” gruas, duke i përmendur fotot intime të 20-vjeçarit me 15-vjeçaren, si dhe kërkesën për të tërhequr denoncimin.

“Djali i  kësaj ka abuzuar me motrën time.

U takova në kafe dhe më kërkoi të tërhiqja denoncimin. Më thanë ka qenë i dehur, pa vetëdije.

Unë i thashë që fotot dhe filmimet si i kanë bërë”, shprehet vëllai i vajzës së abuzuar seksualisht në Babrru.

Nga ana tjetër, nëna e 20-vjeçarit ka mohuar gjithçka në studio.

“Djali im nuk ka përdhunuar njeri, jam e sëmurë me tension djalin ma ka gënjyer ai (Abazi), ma ka marrë, ma ka dehur i ka dhënë të pijë.

Nuk kam takat me fol sot, jemi familje e rregullt. Goca vetë ka thënë me Klajdin nuk kam gjë, e kam thjesht shok”, u shpreh nëna e 20-vjeçarit.

Vëllai i 15-vjeçares mohon të gjitha fjalët e thëna nga nëna e njërit prej abuzuesve të motrës së tij.

“ Boll ti! Motra ime e zhveshur në krevat me djalin tat, më ka ardhur foto si thua ti nuk e di, e ka pranuar motra ime që e ka përdhunuar ai, i ka treguar të gjitha”, shtoi vëllai i të miturës.

https://www.youtube.com/watch?v=aWNZ-StkvnU&feature=emb_title