Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj dhe Kushi me drejtuesit e shkollave në Tiranë: Hyjmë në histori si viti ku hapim 10 shkolla të reja

15:13 23/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan ditën e sotme  një takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet, ku kanë deklaruar se ky vit i ri për arsimin parauniversitar do të hyjë në histori sa i përket investimit në infrastrukturën shkollore në Tiranë.

Veliaj thekson se hapja e shumë shkollave është bërë një investim goxha i lartë dhe ndjehet i lumtur që kanë arritur të finalizojnë kaq shumë punë, ku disa shkolla priten të hapen në shtator dhe katër të tjera gjatë muajit tetor.

“Kur mendoj vitet e para në bashki, hapëm vetëm shkollën “Servete Maçi” si ndërtesë e re dhe na dukej një gjë shumë e madhe. Tani, me shkollat që hapim në shtator, do hapim edhe katër të tjera në tetor, kurse pjesën tjetër në Janar, besoj se do hyjmë në histori si një ditë ku e kthyem fatkeqësinë e tërmetit në mundësi për të bërë shkolla,” u shpreh Veliaj.

Ministrja Evis Kushi e vuri theksi te standardet me të cilat po ndërtohen shkollat e reja, teksa vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

“Për ta përmbushur sa më mirë misionin tonë për një arsim cilësor, ne si ministri e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Bashkinë, komunitetin, prindërit dhe gjithë shoqërinë. Ky është një mision që kërkon sinergji nga të gjitha palët, prandaj jam shumë e kënaqur që Bashkia e Tiranës është një mbështetje shumë e rëndësishme në punën tonë të përditshme.”

Ministrja vlerësoi gjithashtu ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve, si e vetmja garanci për proces normal mësimor.

“Sfida e pandemisë është akoma para nesh, por ne jemi më të përgatitur, sigurisht edhe për shkak të procesit të vaksinimit masiv, për të cilin përsëri dua t’ju falënderoj, sepse kemi arritur në një shifër shumë të lartë në vaksinimin e mësuesve, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në normalitet, për të zhvilluar një proces mësimor normal dhe për të mos rrezikuar mbylljen e shkollave”.

Për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj hapja e shkollave të reja bën akoma më të domosdoshëm rolin e administratorit, që ashtu siç u veprua për pallatet do të vendosen edhe në çdo institucion arsimor, për të bërë edhe më eficent procesin e mirëmbajtjes.

“Kemi zyrtarizuar një rol të ri, që është roli i administratorit të shkollës. Nuk ka më asnjë arsye pse drejtori i shkollës të merret me menaxhimin. Po ashtu edhe mësuesit mund të fokusohen vetëm te mësimi,” shpjegoi Veliaj.

Ai u ndal edhe tek siguria në shkolla. “Kemi gjyqtarë që i japin të drejtë një gomisterie për kangjellat që i ka vendosur ngjitur me shkollën dhe në vend që të fitojë shkolla dhe bashkia, që duan t’i heqin, në gjykatë fiton gomisteria,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të rritur elementët e sigurisë, disa rrugë afër shkollave gjatë orarit mësimor do kthehen në pedonale.

Kryebashkiaku nënvizoi gjithashtu nevojën e komunikimit me prindërit për problemet që lidhen me Bashkinë, duke shprehur gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të qenë i pranishëm edhe në takimet me prindër.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drejtuesit e shkollavekushitakimVeliaj

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Shifrat e COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, bie numri i viktimave

Shifrat e COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, bie numri i viktimave

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English