Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e 2 grave, arrestohet pronari i lokalit, pallati u shemb nga ndërhyrjet

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Artur Terziu, 44 vjeç, pasi ndodhej në kërkim që prej muajit dhjetor për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Terziu ishte pronar i lokalit “Barons” në qytetin bregdetar, ndërkohë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, pallati ku ndodhej lokali pësoi shëmbje të konsiderueshme, duke i marrë jetën Nafije Rexhepit dhe Xhuljeta Gjonajt.

Ndaj 44 vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga  lëkundjet e tërmetit është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 gratë.

Pas ngjarjes tragjike, banorët e pallatit akuzuan Terziun se kishte holluar muret për të krijuar më shumë hapësirë për lokalin.