Skip to content
Të Gjitha

Vatrat e reja të COVID-19/ Dy të prekur te burgu “302” në Tiranë dhe një punëtor fasonerie në Krujë

· 1 min lexim

Ditën e sotme u shënuan 14 raste të reja me COVID-19, duke e  çuar numrin në 750.

Rastet e reja u regjistruan; 7 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër.

Në kryeqytet është shënuar një vatër e re, pasi dy prej të prekurve ndodhen në burgun “302”.

Me rastet e reja të konfirmuara, numri i të burgosurve të prekur nga COVID-19, shkon në 21.

Ndërsa në Krujë njëri prej të infektuarve është punëtor fasonerie dhe konsiderohet si vatër e re.

Kjo fasoneri qëndronte hapur dhe punonte me staf të reduktuar.

Në Shkodër ndërkohë, rastet e reja janë një infermiere e njësisë së Postribës dhe vajza e gruas që rezultoi pozitive ditën e djeshme.