Skip to content
Të Gjitha

Vatër e re infeksioni, dy punonjëse të një fasonerie në Kamëz të prekura nga COVID-19

· 1 min lexim

Një fasoneri në Kamëz është kthyer në një vatër të re të COVID-19.

“Balkanweb” shkruan se dy punonjëse të fasonerisë “ProDyn”, kanë rezultuar pozitive në testin e kryer.

Fasoneria në fjalë ishte mbyllur vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar sërish aktivitetin.

Mësohet se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve.

Fasoneritë gjatë ditëve të fundit janë kthyer në vatra infeksioni në të gjithë vendin.

Ditën e djeshme në Krujë, u konfirmuan pozitive me COVID-19, 5 punonjëse të një fasonerie.

Gjithashtu, dy prej 11 rasteve të identifikuara gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, ishin po ashtu punonjëse fasonerie.

Kujtojmë këtu se kreu i PD, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë më herët që të mbyllë fasoneritë, për shkak të rrezikut që paraqesin në përhapjen e COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë numërohen 539 raste me COVID-19, në mesin e të cilëve 283 të shëruar dhe 26 viktima.

Ditën e djeshme u regjistruar 21 raste të reja nga 253 teste të kryera.