Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varfëria e skajshme prek mbi 245 mijë shqiptarë, familjet nuk përballojnë dot as mish, as peshk dhe as ngrohjen

10:39 28/05/2026
Reading Time: 2 min lexim
Varfëria e skajshme prek mbi 245 mijë shqiptarë, familjet nuk përballojnë dot as mish, as peshk dhe as ngrohjen

Mbi 245 mijë qytetarë në Shqipëri jetojnë në kushte varfërie të skajshme, sipas të dhënave të INSTAT, të rishikuara mbi bazën e Censit të Popullsisë 2023.

Të dhënat e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se 10.2% e familjeve deklarojnë se e sigurojnë jetesën “me shumë vështirësi”. Në vitin 2021 ky tregues ishte 18%, por ulja lidhet kryesisht me kalibrimin statistikor mbi strukturën e re demografike, jo domosdoshmërisht me përmirësimin real të jetesës.

Sipas përllogaritjeve, aktualisht rreth 245,015 individë në vend ndodhen në këtë kategori. Treguesi bazohet në vetëdeklarimin e qytetarëve për të ardhurat dhe mundësinë e tyre për të përballuar nevojat bazë.

Familjet që deklarojnë se jetojnë “me shumë vështirësi” përballen çdo ditë me privime të rënda materiale. Ato nuk arrijnë të përballojnë as një shpenzim të papritur minimal, si një emergjencë shëndetësore apo një defekt në banesë, pasi nuk kanë kursime.

Kjo shtresë has gjithashtu vonesa të përsëritura në pagesën e faturave të energjisë, ujit apo qirasë, duke jetuar nën rrezikun e ndërprerjes së shërbimeve bazë.

Varfëria prek drejtpërdrejt edhe ushqyerjen. Shumë prej këtyre familjeve nuk mund të sigurojnë një vakt me mish, peshk apo ekuivalentë të paktën një herë në dy ditë. Në dimër, pamundësia ekonomike shtrihet edhe te ngrohja e banesës, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Po ashtu, këto familje e kanë të vështirë të zëvendësojnë pajisje bazë si frigoriferi apo lavatriçja.

Të dhënat tregojnë se kjo kategori kërkon politika të posaçme mbështetëse, pasi pa ndërhyrje të targetuara, rritja ekonomike e përgjithshme nuk përkthehet automatikisht në përmirësim të jetesës për shtresat më të varfra. /Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English