Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se kush përfiton nga vaksinat falas.
Sipas Manastirliut vaksina falas përfitojnë kategoritë më të rrezikuara si të moshuarit mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe punonjësit e shëndëtësisë.
“Vaksina falas për kategoritë më të rrezikuara:
Të moshuarit mbi 60 vjeç
Gratë shtatzëna
Punonjësit e shëndetësisë
Instituti Shëndetit Publik po shpërndan 100 mijë doza vaksinash që mund të kryhen falas për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
Vaksinat Veprojnë”- shkruan ajo.