Vajza 16-vjeçare, Blerta Pepa u nda nga jeta në spitalin “Continental” pa një ndërhyrjeje në gju në maj të vitit 2017. Familjarët e vajzës kanë hedhur në gjyq spitalin për mjekim të pakujdesshëm të 16-vjeçares gjë që e çoi në humbjen e jetës së saj.
Ajo u njoh nga publiku si pjesmarrëse tek “Gjeniu i Vogël” në moshën 12-vjeçare.
Familjarët kërkojnë dëmshpërblim për vdekjen e Blertës dhe për këtë arsye fati i gjyqit ndaj spitalit “Continental” do të ndahet në gjykatën e Lartë.
Raportohet për ‘newsbomb.al’ që çështja civile, “Padi për shkaktimin e dëmit” për rastin e humbjes së jetës të së miturës Blerta Pepa nga mjekimi i pakujdesshëm, ka si detyrë e të paditurit që të të paguajë dëmin e plotë pasuror dhe jopasuror që i është shkaktuar familjarëve.
Familjarët nuk janë dakord që spitali privat ta kalojë me të lehtë historinë e humbjes së vogëlushes së tyre.
Ndërsa spitali atëherë pretendoi se vdekja e Blertës kishte ndodhur për shkak të një komplikacioni të pazakontë dhe jo nga mbidoza e anestezisë siç thanë familjarët. Relator I kësaj çështjeje do të jetë Medi Bici.