Ndërkohë që sot pritet që presidenti Thaçi të nënshkruajë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nënshkrimi i Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar nga ora 10:00 në kabinetin e presidentit.
Kujtojmë që votimi për ushtrinë u cilësua si historik nga përfaqësuesit politik të Kosovës, por edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, i cili pak përpara tha se “siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e tij, por edhe nga fuqia dhe profesionalizmi i forcave të tij të armatosura”.