“Urime, por…”, Pique ka dy fjalë për Italinë pas gjuajtjes së penalltive në finale

Gerard Pique ka uruar Italinë pas fitores në Euro 2020, me penallti ndaj Anglisë. Katalanasi shkruan në Tëitter se italianët ishin kombëtarja më e mirë e kompeticioni dhe e merituan, por kjo nuk është e gjitha. Sipas Pique, fakti që Italia gjuajti penalltinë e parë, e ndihmoi të fitonte.
“Italia fiton EURO2020 me meritë. Urime!
Kombëtarja më e mirë e të gjithë kampionatit. Sigurisht, fakti i gjuajtjes së parë të penalltive e ka ndihmuar përsëri. Kjo e ka lejuar atë tëftiojë , si kundër Spanjës, dhe të qëndrojë ende garë”, shkruan Pique.
Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi shkakton polemika në lidhje me gjuajtjen e penalltive. Në ndeshjen e Spanjës me Italinë, kur pati një episode mes Chiellinit dhe Jordi Albas se kush do gjuante i pari, Pique tha pati sërish pretendime. Ai tha se statistikisht, si skuadrat në Kupën e Amerikës e si ato në Europian që kanë gjuajtur të parat penalltitë, kanë rezultuar në fund fituese.
Megjithatë fitorja e Italisë ishte e merituar. “Azzurri-t” u shpallën Kampion të Europës pasi fituan 3-2 me penallti ndaj Anglisë, me Donnarumma-n që ishte hero ii italianëve dhe lojtari më i mirë i turneut. Koha e rregullt përfundoi në barazimin 1-1 me Italinë fillimisht në disavantazh, por me heroin Bonuçi që mendoi për të vendosur baraspeshën që dërgoi në shtesë e më pas në penallti.