Skip to content
Të Gjitha

Ulet numri i rasteve të reja, por shënohen 6 humbje jete nga COVID-19 përgjatë 24 orëve

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 67 raste të reja pozitive me koronavirus, numër ky i më i ulët se një ditë më parë, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 persona, me dhe pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
6 qytetarët që  nuk e  fituan dot betejën me sëmundjen ndodheshin të shturar në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv.

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale             38179

Raste pozitive               4637

Raste të shëruara        2637

Raste Aktive                 1866

Humbje jete                 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              992

Durrës                         213

Shkodër                       195

Vlorë               97

Lezhë               83

Korçë               65

Fier                              58

Elbasan                        51

Kukës               42

Berat               31

Dibër               20

Gjirokastër      19