Ditët e fundit në vendin tonë duket se numri i rasteve të reja sa vjen e rritet, këtë të premte është shënuar dhe rekordi me të infektuarit e rinj me koronavirus.
Pogradeci është një ndër qytetet që këtë të premte ka shënuar tre raste të reja me koronaviurs . Nga të dhënat e para bëhet me dije se të infektuarit janë tre shtetas gjerman, mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.
Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.
Kujtojmë se 3 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 90 raste të reja me Covid 19. Personat që kanë humbur jetën janë një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.