Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Udhëtimet ajrore mund të rinisin në shtator: Hipotezat se si do kryhen fluturimet dhe rritja e çmimeve

22:50 05/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pasi Europa u kthye në vatrën e Covid-19, të gjitha shtetet anuluan fluturimet, teksa Komisioni Europian vendosi të mbyllte kufijtë duke mos lejuar lëvizjet brenda zonës Schengen.

Mirëpo, teksa në disa vende situata duket se po shkon drejt përmirësimit, shumë persona po pyesin nëse fluturimet do rikthehen.

Mbrëmjen e sotme, në një lidhje me Skype për ‘Opinion’, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka folur më gjerësisht rreth kësaj çështjeje, duke bërë me dije edhe hipotezat e mundshme rreth fluturimeve ajrore në të ardhmen, pasi aktualisht nuk ka asnjë vendim.

Balluku deklaroi se hapja e kufijve nuk varet nga një qeveri e vetme, por nga vendimi që do merret në bashkëpunim me të gjitha vendet, teksa shtoi se BE parashikon hapjen e fluturimeve në qershor vetëm brenda shteteve, pra fluturime lokale, kurse fluturimet ndërkombëtare fatkeqësisht mund të rinisin vetëm në shtator.

“Kjo nuk është në dorën e qeverisë shqiptare apo të ndonjë qeverie fqinje pasi duhet të ketë një koordinim të përbashkët me të gjitha shtetet. Ka një vendim paraprak të Bashkimit Europian për datën 15 qershor, por nuk është definitiv. Gjasat më të mëdha janë që lëvizja të jetë lokale dhe të ketë një hapje veetëm në shtator. Fatkeqësisht ky nuk është një lajm i mirë, por kështu qëndron situata për momentin.”

Megjithatë, rinisja e fluturimeve nuk do jetë më si më parë, nga vetë fakti se kompanitë e aviacionit janë goditur fort nga pandemia, dhe pritet një rritje e çmimit të biletave.

Ministrja u shpreh se protokollet e reja shëndetësore që do vihen në fuqi do kërkojnë që karriget e mesit të mos përdoren më, për të ruajtur distancën mes personave që udhëtojnë, mirëpo kjo do të sjellë 30% më pak efiçencë financiare, çka përkthehet në 30% më shumë kosto të biletës.

Po ashtu, protokollet do rrisin edhe orët e qëndrimit nëpër aeroporte, sepse do bëhet kontrolli i personave që udhëtojnë, duke iu përshtatur rregullave të pandemisë.

“Për të thënë të drejtën ditët e fundit jam marrë me këtë çështje dhe po punojmë për kompanitë e aviacionit, për të cilat rimëkëmbja do jetë e vështirë për disa arsye. Protokollet e reja shëndetësore që do vihen në fuqi do kërkojnë që brenda avionit karriget e mesit të mos përdoren më. Kjo do të sjellë 30% më pak efiçencë financiare, çka përkthehet në 30% më shumë kosto të biletës. Ndërkohë, kur kjo industri të rikthehet çmimet e karburanteve do jenë shumë të ulura, pasi siç dihet çmimet janë në nivelin historik më të ulët. Pra, është një situatë shumë për tu analizuar. Protokollet do rrisin kostot e kompanive dhe orët e qëndrimit nëpër aeroporte.”

Ministrja përmendi shembullin e Austrisë, e cila po mendon që kur të rinisë udhëtimet, të detyrojë qytetarët të bëjnë testin e Covid-19 në aeroport, me një kosto prej 250 eurosh dhe nëse ata rezultojnë negativ mund të vijojnë udhëtimin, në të kundërt jo.

“ Aeroporti i Vienës sot ka nisur testimin e pacientëve që duan të udhëtojnë me një kosto prej 250 eurosh, përvëç biletës. Që do të thotë, ti futesh në avion, për 15 minuta duhet të bësh testin. Nëse del negativ vazhdon procedurat e udhëtimit, në të kundërt rikthehesh në shtëpi. Ka shumë protokolle që po sugjerohen, por unë besoj se të gjithë shtetet do mundohen të balancojnë humbjet e aviacionit. Pra, është në një moment shumë kritik e të gjitha shtetet po mundohet të gjithë së bashku të dizenjojnë një protokoll.”

Megjithatë, çdo gjë mbetet në kuadrin e parashikimeve dhe tezave të mundshme, sepse deri tani nuk është marrë një vendim zyrtar se çfarë do ndodhë me fluturimet.

Të tjera

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi
Aktualitet

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Kastriot Cenko, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së...

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT
Aktualitet

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri pritet që në QSUT të ofrohen terapi hormonale për personat transgjinorë, një zhvillim që...

11:32 29/05/2026
Para

Nuk ndalet krimi në Shqipëri! Plagosen me armë zjarri dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

11:32 29/05/2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

14:25 28/05/2026
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

10:52 28/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.