Skip to content
Të Gjitha

U zgjodh nga Kuvendi si Kryeprokuror, zbardhet pasuria e Olsian Çelës

· 1 min lexim

Olsian Çela është Kryeprokurori i r ii Shqipërisë.

Ai u zgjodh javën e kaluar me shumicë votash nga Kuvendi.

Bazuar në deklarimet e pasurisë, rezulton se Çela i mbulon shpenzimet nga paga e tij.

Në vitin 2003 Çela ka pasur në pronësi një apartament 2+1, të cilin e ka shitur në 2015-ën për 66 mijë euro dhe ka blerë një tjetër me vlerë 78 mijë e 500 euro.

Paratë i siguroi nga shitja e apartamentit të parë dhe një një depozitë kursimesh në bankë.

Gjithashtu Çela ka pasur një makinë “Benz 190”, të cilin e ka shitur për 2 milion lekë të vjetra.

Sipas dokumenteve të firmosura në ILDKPI, rezulton se të ardhurat e Çelës janë 1.610.423 lekë.

Ndërsa të ardhurat si ekspert trajnues në shkollën e Magjistraturës janë 71.125 lekë.

Olsian Çela e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës.

Ai ka pasur në dorë dosje të bujshme si ajo e Xibrakës, grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016-ën, grupi i Niklës, si dhe masakra e Kartodromit.