Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht tronditëse ka ndodhur në Vjenë të Austrisë, ku tre shtetas shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës në një kantier ndërtimi, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët dhe komuniteti.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në zonën Alsergrund, në rrugën Porzellangasse, ku gjatë punimeve një skelë ndërtimi u shemb papritur. Si pasojë, disa punëtorë ranë në oborrin e një ndërtese të vjetër dhe mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe beton ende të pangurtësuar.

Fatkeqësisht, tre prej tyre, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, humbën jetën në vend. Njëri prej viktimave, Pajtim Bajrami, ishte nga fshati Klinë e Poshtme e Skenderajt.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në reagimin e familjarëve të Bajramit.

Detajet që kanë dalë më pas e bëjnë edhe më të rëndë këtë tragjedi. Sipas raportimeve, punëtorët u “varrosën për së gjalli” nën betonin e lëngshëm dhe strukturat e shembura, duke e bërë pothuajse të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e tyre.

Një punëtor tjetër, që dyshohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Banorë të zonës kanë përshkruar momentet dramatike menjëherë pas shembjes.

“Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fortë, pastaj dëgjova vetëm britmat e punëtorëve. Më pas u ndezën sirenat”, tregoi një dëshmitar për “Kronen Zeitung”.

Operacioni i shpëtimit rezultoi jashtëzakonisht i vështirë për shkak të hapësirës së ngushtë dhe situatës së krijuar nga shembja. Zjarrfikësit u detyruan të krijonin hyrje të reja për të arritur tek të bllokuarit, duke hequr gardhe, dyer dhe pjesë të strukturave metalike. Veçanërisht sfiduese ishte largimi i betonit ende të lëngshëm, i cili u hoq me dorë.

Në vendngjarje u angazhuan rreth 120 efektivë dhe afro 30 mjete të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, ndërsa në kërkime u përdorën edhe qen të trajnuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Fillimisht u nxorën dy prej punëtorëve, por pa shenja jete. Për të arritur tek dy të tjerët, ekipet u detyruan të largonin pjesë të tjera të strukturës së shembur dhe betonin që po fillonte të ngurtësohej. Pas rreth dy orë e gjysmë operacion intensiv, edhe ata u nxorën pa jetë.

Ambasada e Kosovës në Austri konfirmoi identitetin e viktimave dhe reagoi zyrtarisht për tragjedinë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave”, thuhet në njoftim.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria në vendin e punës dhe kushtet në kantieret e ndërtimit, ku shpesh rreziku mbetet i lartë për punëtorët.

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.