Skip to content
Të Gjitha

U shkarkua nga Luan Daci, Kushtetuesja rrëzon padinë e Besnik Canit

· 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Besnik Cani, ish-anëtar i KLP për të shqyrtuar padinë e tij ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, dy ditë pasi ky i fundit u pezullua nga detyra.

Lexo të plotë dokumentin këtu

Besnik Cani

Cani pas shkarkimit të KPA paditi në Gjykatën Kushtetuese Luan Dacin dhe Artan Hajdarin duke pretenduar se ishin emëruar anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.

Luan Daci akuzohet nga SPAK se fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

Luan Daci

Hetimi ka nisur disa muaj më parë, përfshirë këtu disa institucione që kanë marrë përsipër akuzat dhe ai akuzohet se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka patur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.

LEXO: U bë pjesë e KPA duke mashtruar institucionet, Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin për Luan Dacin