Skip to content
Kryesore

U rrëzua nga pallati ku punonte, arrestohet administratori

· 1 min lexim

Një punëtor 37-vjeçar ka përfunduar në spital, pas një aksidenti të ndodhur gjatë punës në një pallat në ndërtim në Vlorë.

Ai u rrëzua nga kati i katërt i objektit dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës. Sipas policisë, aksidenti ndodhi gjatë përdorimit të një makinerie për të cilën punëtori nuk ishte i trajnuar.

Për ngjarjen, u arrestua administratori i firmës që po kryente punimet, 42-vjeçari L. C., ndërsa për inxhinierin zbatues, V. G., 70 vjeç, u nis procedim në gjendje të lirë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit dhe ka referuar materialet në Prokurori.