Skip to content
Të Gjitha

U qëllua me automatik: Ndërron jetë 23-vjeçari Kraja në Shkodër, policia rrethon zonën ku ndodhi ngjarja

· 2 min lexim

Plagosja me armë zjarri ka qenë fatale për 23-vjeçarin Gledis Kraja në Shkodër.

Pak minuta më parë u raportua se i riu u plagos me armë zjarri, tip automatik 23-vjeçari Kraja teksa ishte duke ecur me makinën e tij tip “Ford” dhe u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur të rezistojë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafëhardhi” në orën 21:55 pranë një market në lagjen Daniel Matlija në Shkodër.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit\ve, pasi kanë rrethuar edhe zonën përreth.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe  grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.