Skip to content
Kryesore

U qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë 44-vjeçarja

· 2 min lexim

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, Anila Ndoka Prendushi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Plumbi e kishte goditur në një pjesë të trurit, dhe për 6 ditë qëndroi në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht, Manaj ka inskenuar një tentativë vetëvrasjeje dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo është nisur për t’i thënë se nuk duhej të bënte një gjë të tillë.

Pas daljes nga puna, Anila është futur në makinën e tij për të biseduar, por gjatë rrugës, Kole Manaj e ka qëlluar me armë. Mendonte se ajo kishte ndërruar jetë, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.

Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë.

Në fillim marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, por javët e fundit kishin nisur problemet mes tyre.

Të dy trupat u gjetën në një mjet tip “Tiguan” në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.