Skip to content
Të Gjitha

U pezullua nga detyra, KPA zëvendëson Luan Dacin me gjyqtaren Ina Rama, për 5 çështje të mbetura në proces

· 1 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas vendimit të djeshëm për ta pezulluar gjyqtarin Luan Dacin nga detyra ka vendosur që  këtë të shtunë të hedhë  shortin në lidhje me zëvendësuesit e tij në krye të 5 çështjeve të ngeluar në proces në KPA.

Dhe pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtarja Ina Rama.

Mësohet se ish-gjyqtari  Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupaj, Genci Sinjari, Regleta Panajoti dhe Dritan Pekës.Çështje këto që janë në proces dhe pritet që të zhvillohen  gjatë muajve korrik dhe shtator.

Kujtojmë se më 20 maj Luan Daci u  pezullua nga detyra, si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi SPAK njoftoi se shkak për këtë pezullim është bërë fshehja e shkarkimit të tij nga detyra në vitin 1997.

Hetimi ka nisur disa muaj më parë, përfshirë këtu disa institucione që kanë marrë përsipër akuzat dhe ai akuzohet se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka patur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.