Skip to content
Bota

U përpoqën të kalonin ilegalisht për në Angli, arrestohen tre shqiptarët në Hollandë (DETAJE)

· 1 min lexim

Tre të rinj shqiptarë, janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia Kufitare në Hollandë.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende, u gjetën të futur në një kamion që transportonte kafe drejt Anglisë.

Sipas raportomit të policisë së Royal Holland Marechaussee, ndalimi dhe arrestimi i shqiptarëve ndodhi këtë mbrëmje në portin e Europoort.

Kujtojmë se vetëm gjatë kësaj jave, policia holandeze e Marecchaussee ka ndaluar 15 shtetas të cilët kërkonin të kalonin me kamion në Angli nga portet e Hoek van Holland, Europoort dhe IJmuiden./GazetaReforma.com/