U përplasën nga makina në Kamëz, të miturit dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy të mitur janë përplasur nga makina në Kamëz.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme rreth orës 12:10.

Të miturit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ata janë identifikuar si A.M. 6 vjeç dhe L.M. 15 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit S.Ç., do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento