U ndje keq në plazh, 32-vjeçari nga Rrogozhina humb jetën rrugës për në spital

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Spillesë. Një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi nuk u ndje mirë në plazh.

Mësohet se ai është Julian Xhani, nga fshati Luz i Madh të Bashkisë së Rrogozhinës. 32-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga pushues që ndodheshin pranë tij.

Mësohet se i riu ka humbur jetën, rrugës duke u transportuar në spital me ambulancë. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Informacioni paraprak

Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento