Skip to content
Të Gjitha

U ndërpre për shkak të tërmetit, rikthehet Vettingu në Polici. Ja kush do dalë para Komisionit

· 1 min lexim

Vettingu në Polici nisi më 5 nëntor të vitit 2019.

I pari që doli para Komisionit të Posaçëm të Vlerësimit ishte Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Vocaj ka marrë konfirmimin për të vijuar të qëndrojë në detyrë, pasi nuk rezultonte të kishte probleme.

Pas një pushimi, Vettingu në Polici rinis më 5 shkurt.

Të mërkurën e ardhshme para Komisionit të Jashtëm Vlerësues do të dalë Gramos Sako, komandant i Gardës së Republikës.

Më pas, një ditë pas tij, më 6 shkurt do të dalë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ndërsa më datë 7, të premten, do përgjigjet Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore, në Departamentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.

Seancat zhvillohen tek Pallati i Kongreseve.

Ato u ndërprenë për shkak të problemeve të godinës të shkaktuara nga tërmeti.

Policët i nënshtrohen Vettingut në tri shtylla, që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.