U ndalua për verifikim, lihet i lirë pas dy orësh ish-veterani i UÇK-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas lajmit se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga policia shqipare  ka reaguar dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla e cila thotë se Kastrati tani  është lënë i lirë.

Me anë të një njoftimi në Facebook ministrja bën me dije se menjëherë sapo ka marrë lajmin se vetarani i UÇk-së është arrestuar ka telefonuar ministrin e Punëve të Jashtme Gent Cakajn, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që  Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.

Më tej ajo thotë se kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Ndërkohë që thotë se do të anagzhohet bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, u ndalua ditën e sotme  nga policia e Shqipërisë. Ky lajm u bë i ditur nga Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati.


Njoftimi i ministres Haradinaj 

Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.

Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.

Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!

Shpërndaje
Share.

Komento