Skip to content
Bota

U mbyt brutalisht nga polici, protestuesit i vënë flakën komisariatit të policisë

· 2 min lexim

Një video e publikuar disa ditë më parë në internet, ka shokuar opinionin publik në të gjithë botën.

Videoja është bërë virale, në të cilën një 46-vjeçar afro-amerikan ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga një oficer policie.

Pas vrasjes brutale të 46-vjeçarit George Floyd nga policia në Menneapolis kanë shpërthyer protestat.

Demonstruesit i kanë vënë flakën komisariatit të policisë në Minneapolis, duke shkatërruar gjithçka.

Selia e tretë e prefekturës së Departamentit të Policisë Minneapolis u sulmua në orët e vona të së enjtes mbrëma, nga një turmë e egër protestuesish që shiheshin duke u futur në ndërtesë, duke shkatërruar xhamat dhe disa që përpiqeshin t’i vinin flakën.

Ndërsa policia ishte e pranishme në zonë, duket se oficerët janë tërhequr duke mos bërë rezistencë ndaj prishjes së godinës.

Ngjarja ka bërë që të ketë protesta edhe në vende të tjera si në Chicikago, Los Angeles dhe Memfis.

Kujtojmë këtu se Floyd u mbajt për shumë minuta i shtrirë përtokë, ku oficeri i policisë i vendosi me forcë gjyrin e tij në zverk.

George Floyd i përgjërohej policit se nuk mund të merrte frymë, mirëpo ai nuk e lëshoi pavërsisht thirrjeve të tij për ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se pronari i një marketi lagjeje e kishte thirrur policinë, pasi dyshonte se George Floyd kishte dashur të merrte produkte me kupon fallso.

Edhe personat kalimtarë  që janë ndodhur në momentin e ngjarjes i kanë kërkuar oficerit të policisë që ta lironte 46-vjeçarin, pasi ai nuk po tentonte  as t’i kundërshtonte.