Skip to content
Gjuha SQ EN
Të Gjitha

U largua nga Gjykata e Lartë, Dvorani zgjedh Apelin Administrativ për të vijuar punën

Ardian Dvorani, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë ka vendosur ditën e sotme në lidhje me ‘fatin’ e tij në vijimin e punës si gjyqtar. Dvorani ka lajmëruar ditën e sotme Këshillin e Lartë Gjyqësor…

· 2 min lexim

Ardian Dvorani, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë ka vendosur ditën e sotme në lidhje me ‘fatin’ e tij në vijimin e punës si gjyqtar.
Dvorani ka lajmëruar ditën e sotme Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me zgjedhjen e tij, dhe Gjykata Administrative e Apelit ka qenë zgjedhja e tij përfundimtare.

Sipas ligjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, u lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.

Ndërkohë kujtojmë që KLGJ-ja i kishte lënë Dvoranit afat deri më 28 korrik për të vendosur midis 6 opsioneve në gjykatatën e Apelit.

Gjykata e Apelit Tiranë,

Gjykata, e Apelit Administrativ

Gjykata e Apelit, Korcë

Gjykata e Apelit Gjirokastër

Gjykata e Apelit Durrës

Gjykata e Apelit Shkodër.

Ndërkohë kujtojmë që edhe më parë Dvoranika patur si qëllim gjykatën e Apelit pasi gjithë vonesat për largimin nga pozicioni që mbante ishin për këtë qëllim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e ushtrimit të detyrës së Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pas një kalvari të gjatë përplasjesh mes tij dhe presidentit Ilir Meta.

Anëtarët votuan me 6 vota pro për përfundimin e ushtrimit të detyrës së Ardian Dvoranit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë kundër, teksa anëtari Dritan Hallunaj mungonte.